LajmeMaqedoniTopLajm

Veljanovski: Nuk ka nevojë për 5 nënkryetarë në Kuvend


Ish kreu i Kuvendit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski ka reaguar pas caktimit të seancës parlamentare ku pritet të zgjidhen 5 nënkryetarë të Kuvendit. Ai në reagimin e tij duke krahasuar këtë funksion me vitet e kaluara, thekson se Kuvendi nuk ka nevojë për 5 nënkryetarë.

Në lidhje me: Sot pritet zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit

Reagimi i plotë i ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski:

Në lidhje me caktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit, dua të informoj publikun si ka qenë gjatë kohës së pushtetit të kaluar dhe si është tani:

Gjatë qeverisë së mëparshme:
2006-2008 – 3 nënkryetarë
2008-2011 – 3 nënkryetarë
2011-2014 – 3 nënkryetarë
2014-2016 – 3 nënkryetarë

Gjatë qeverisë aktuale:
2016-2020 – 5 nënkryetarë
2020-2024 – 5 nënkryetarë

Shembuj nga vendet e tjera:
– SHBA – 435 deputetë – 1 nënkryetar
– Britania e Madhe – 650 deputetë – 3 nënkryetarë
– Sllovenia – 90 deputetë – 3 nënkryetarë
– Itali – 630 deputetë – 4 nënkryetarë
– Gjermani – 709 deputetë – 5 nënkryetarë

Demokracia është një lodër e shtrenjtë, por duket se vetëm në Maqedoni zbatohet rregulli, sa më e shtrenjtë, aq më e madh është demokracia!!!!!!!!!

Nuk ka asnjë arsyetim ekonomik dhe arsye tjetër për një numër kaq të madh të nënkryetarëve të Kuvendit.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close