
Manchester City po i shikojnë mirë financat e tyre para se t’ia bëjnë një ofertë Lionel Messit.
ESPN raporton se gjigantët e Premier Ligës po shikojnë nëse mund të nënshkruajnë me Messin dhe në anën tjetër të mos kenë probleme me “Fair Play”-in financiar, njofton Insajderi.
Barcelona ka njoftuar në vazhdimësi se kartoni i Messit nuk është në shitje, gjithsesi kushdo që e mendon blerjen e tij, do të aktivizohet klauzola prej 700 milionë eurosh.