Sport

Vedat Muriqi flet pas transferimit te Lazio

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur me të mbërritur në Romë, aty ku nesër do ti kryej testet mjekësore te skuadra e Lazios. Muriqi edhe zyrtarisht edhe larguar nga Fenerbahçe për tu transferuar te klubi italian për 20 milionë euro, ku do të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare.

Ai ka thënë se përshtatet me stilin e lojës së Lazios.
“E shoh veten të përshtatur në stilin e lojës së Lazios”, ka thënë Muriqi.

“Lazio ka luajtur me dy sulmues gjatë gjithë kohës edicionin e kaluar. Ata thanë se kanë nevojë për një sulmues si unë”, tregoi ai.

“Dua të luaj në klubet më të mira dhe do ta jap maksimumin për Lazion”, shtoi sulmuesi prizrenas.

Vedat Muriqi në sezonin e fundit me Fenerbahçen ka realizuar 15 gola.

Related Articles

Back to top button
Close
Close