LajmeSport

Shqiptarët bëhen protagonistë në Rusi

Vetëm 12 minuta iu deshën Mirlind Dakut nga fillimi i sezonit të ri në kampionatin rus për të shënuar golin e parë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare depërtoi bukur mes dy kundërshtarëve dhe gjeti rrjetën.

Por ky gol i realizuar prej tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e skuadrës së Rubin Kazanit, që u ndëshkua me karton të kuq dhe pësoi 3 gola nga ana e Krasnodarit.

Në këtë sfidë luajti për 45 minuta edhe mesfushori Nazmi Gripshi. Për Dakun ky është sezoni i katërt me skuadrën e Rubin Kazanit në kampionatin rus.

Debutimi në Rusi ishte për t’u mbajtur mend edhe për Erald Maksutin, ish-sulmuesin e Flamurtarit që shënoi për skuadrën e Akhmat Groznit.

I aktivizuar në fundin e sfidës, 22-vjeçari rezultoi vendimtar me goditjen e tij për të barazuar ndeshjen kundër Lokomotivës së Moskës.

Maksuti u transferua në Rusi nga suadra vlonjate në fundin e këtij sezoni.

Akhmat Grozni, ku aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares Klinsman Cake barazoi 1-1.

Related Articles

Back to top button
Close
Close