
Aktorja 35-vjeçare, e njohur për rolin e saj në serialin “Kizilcik Serbeti”, Ece Irtem, u gjet pa shenja jete në banesën e saj, ndërsa nëna e saj, Nuriye Irtem, e cila ka treguar në detaje momentet e fundit para tragjedisë.
Sipas deklaratës, nëna dhe vajza kishin kaluar mbrëmjen së bashku për të festuar ditëlindjen e Eces dhe më pas ishin kthyer në shtëpi.
Në orët e mëngjesit, kur shkoi ta kontrollonte, Nuriye e gjeti vajzën pa reagime dhe vuri re se nga goja e saj kishte dalë lëng. Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, deklaroi gjithashtu se Ece kohët e fundit kishte konsumuar alkool dhe kishte përdorur medikamente antidepresive.
Megjithatë, shkaku i vërtetë i vdekjes mbetet ende i paqartë.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe pritet që rezultatet e autopsisë të japin përgjigje përfundimtare mbi rrethanat e ngjarjes.



