RajonTopLajm

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL e UÇK-së në Hagë

Hagë – Në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Në seancë janë të pranishëm Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët po përcjellin për së afërmi seancën e gjykimit ndaj tyre, shkruan Telegrafi

Zenka Pumper është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokuronit të Specializuar dhe është dëgjuar të premten për ditën e katërt me radhë. Dëshmia e saj nuk ka përfunduar dhe ajo do të vazhdoj sot.

Me të nisur seanca, avokati i Gucatit, Jonathan Ellison Rees kërkoj që të kalohet në seancë private.

Në shtator 2020, hetueses së ZPS-së, Zenka Pumper i ishte kërkuar që të shqyrtojë dokumentet që pretendohen të jenë sekuestruar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, të cilat pastaj ajo i ka ndarë në paketa 1, 2 dhe 3.

Ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. KËTU mund ta ndiqni live seancën gjyqësore. /TetovaExpres/

Related Articles

Back to top button
Close
Close