MaqedoniRajon

Deri ku është rasti me dhunën në “Panajot Ginovski”? Tregon MPB për TV21

Në një përgjigje për TV21, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për rastin e dhunës në shkollën fillore komunale në Butel të Shkupit, “Panajot Ginovski” tashmë janë realizuar bisedime me persona që lidhen me rastin dhe se pritet që prokurori publik të dorëzojë parashtresë përkatëse deri te Prokuroria kompetente.

“Në lidhje me rastin në Shkollën “Panajot Ginovski” ju njoftojmë se pas sigurimit të denoncimit janë ndërmarrë masat e domosdoshme dhe aktivitete për zbardhjen e rastit, është kryer bisedë me persona që lidhen me rastin dhe me udhëzim të prokurorit publik do të dorëzohet parashtresë përkatëse deri te prokuroria kompetente”, thuhet në deklaratën e MPB-së për TV21.

Kujtojmë se ditë më parë një video e publikuar në rrjetin social “Tik Tok” tronditi publikun e Maqedonisë së Veriut, pasi në të u shfaqe një mësimdhënësve teksa brutalisht rrah një nxënës në orë të mësimt dhe në prani të nxënësve të tjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close