
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, gjatë një vizite në Korçë, foli për protestat që po zhvillohen në vend prej 23 ditësh.
E pyetur se si e sheh ajo të ardhmen e protestës dhe se çfarë mesazhi ka për qeverinë shqiptare ajo tha: “Kjo është një pyetje shumë politike dhe është e vështirë për t’u përgjigjur si një ambasadë e huaj. Natyrisht, ne përmes programit tonë të zhvillimit gjithashtu forcojmë demokracinë, me mbështetjen tonë ndaj parlamentit kombëtar, ndaj parlamenteve lokale. Ne kemi një mbështetje afatgjatë për shoqërinë civile, kështu që instrumentet demokratike dhe pjesëmarrja e njerëzve janë një element i rëndësishëm i çdo sistemi, ashtu si edhe në sistemin tonë në Zvicër.”



