
Parlamenti Evropian tashmë edhe zyrtarisht ka aprovuar kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj komisionarit të BE-së, për gjoja favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut.
Eurodeputeti holandez që inicioi këtë kërkesë, Thijs Reuten, për këtë u shpreh i lumtur, ndërsa njoftoi këtë lëvizje përmes një cicërime në Twitter, përcjell klankosova.tv.
“Me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar kërkesën e deputetit holandez, Thijs Reuten, ndaj Komisionit për ta hetuar komisionarin Várhelyi rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor. Mirëpresë përfundimin e këtij hetimi”, ka deklaruar Reuteni në Twitter.



