LajmeMaqedoniTopLajm

Vandalizëm në Tetovë, thyhen drunjët në afërsi të stadiumit

Ndërmarja Publike Komunale Tetova – Tetovë përmes një njoftimi në rrjetin social FB ka publikuar foto nga dëmtimi i pronës publike respektivisht drunjëve në afërsi të stadiumit të qytetit shkruan TOP24.
Nga ana e portalit TOP24 është kontaktuar NPK-Tetova nëse rasti është denoncuar  në policinë e Tetovës në procedurë zyrtare për procedurim të më tutjeshëm por nga atje nuk kanë dhënë informacion.
Ndryshe në vendin ku ka ndodhur dëmtimi i pronës publike ka të vendosura kamera monitorimi 24h nga të cilat mund të gjenden lehtë autorët.
Pritet që të ndërmeren masa në zbardhjen e rastit.
“Mbrëmë reth orës 22:30, persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar drujtë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” afër stadiumit të qytetit.
Ky gjest i pandërgjegjshëm na turpëron të gjithëve”, kanë shkruar nga NPK-Tetova?

Related Articles

Back to top button
Close
Close