Kryetari i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar Valdet Xhaferi, në një postim në profilin e tijë, ka reaguar pas akuzave të VLEN për fshirjen e diasporës, shkruna Top24.
Xhaferi poashtu ka publikuar dokumentin ku qeveria VLEN-VMRO-ZNAM mori vendim për fshirjen e mërgatës të datës 24 Shtator 2024.
Postimi plotë :
Nuk habitemi e kemi ditur se edhe për këtë vendim skandaloz do ta akuzoni përsëri BDI-në.
FAKTET flasin ndryshe, diaspora u fshi me vendimin e qeverisë të datës 24 shtator – 2024
Të përballur me tradhëtinë e tyre të erët, Arben Taravari dhe klika e tij tentojnë të shtrembojnë faktet dhe të shpifin paturpësisht.
Mërgata u fshi me vendim të qeverisë VMRO-VLEN të datës 24 Shtator – 2024, dhe ky fakt nuk mund të mjegullohet me shpifjet e Vlenit.
Me votën e Taravarit në qeveri, komuna e Gostivarit do të numëron 23 këshilltarë komunalë, sepse, nga 93.573 qytetarë me fshirjen e mërgatës tani Gostivari numëron 59.770 qytetarë, fal politikave antishqiptare të kësaj qeverie.




