LajmeMaqedoniTopLajm

Valdet Xhaferi: Kur heshtet shqipja, vdes shpresa për barazi!

Valdet Xhaferi nga Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një postimi ka reaguar ndaj votimit të sotëm ku me votat e VLEN-it u shua Inspektorati për zbatimin e gjuhëve duke e vlerësuar këtë veprim të VLEN-it si tradhëti pasi ata në vend që të mbronin shqipen ata ngritën dorën për ta goditur shqipen e dhanë disa shqiptarë, që në vend se të mbrojnë gjuhën e nënës, mbrojtën interesat e atij që i komandon. Janë ata që shitën interesat kombëtare dhe, pa asnjë kusht, u kontrabanduan edhe në qeveri pa legjitimitet etnik dhe si humbës të zgjedhjeve, shkruan Top24

Kur heshtet shqipja, vdes shpresa për barazi!
Në një shtet ku barazia është ende rrugë e gjatë, sot u bë një hap pas, një turp i madh: u shua Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, i vetmi institucion që mbronte shqipen në mënyrë të pavarur.
Jo në mënyrë të drejtë.
Jo me debat.
Por në mënyrë tinëzare, fshehurazi, si kontrabandues që hyjnë natën, me procedura të shpejta dhe vota të dirigjuara. Më tragjikja është se dorën për ta goditur shqipen e dhanë disa shqiptarë, që në vend se të mbrojnë gjuhën e nënës, mbrojtën interesat e atij që i komandon. Janë ata që shitën interesat kombëtare dhe, pa asnjë kusht, u kontrabanduan edhe në qeveri pa legjitimitet etnik dhe si humbës të zgjedhjeve.
Gjuha shqipe është më shumë se komunikim, është identitet, është sakrificë, është flamur.
Të mohosh shqipen në institucione është të mohosh gjithë sakrificën e atyre që luftuan për të.
Sot nuk fitoi as barazia, as demokracia.
Fitoi pazari politik dhe servilizmi.
Por populli e pa. Popullin nuk e mashtroni dot!
Ne nuk do të heshtim.
Ne do të jemi zëri që nuk trembet dhe që nuk tradhton!
Shqipja nuk ka nevojë për mëshirë, por ka nevojë për njerëz që s’e shesin!
Kujdes: kush sot hesht për gjuhën, nesër do të heshtë edhe për gjithçka tjetër!

Related Articles

Back to top button
Close
Close