
Sot moti ka qenë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 11 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të arrijnë nga 31 deri në 38 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë rreth 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.
Sipas DPHM-së, nën ndikimin e një vale të ngrohtë, në ditët në vijim do të vazhdojë periudha me mot me diell dhe shumë të nxehtë. Temperaturat më të larta priten në fillim të gushtit, kur në disa pjesë të vendit temperaturat ditore lokalisht do të arrijnë edhe deri në 40 gradë Celsius.



