
Qendra Sportive “Boris Trajkovski” dhe “Telekomi i Maqedonisë” kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, pas së cilës salla e madhe sportive është riemërtuar në “T Arena”. E gjithë qendra sportive “Boris Trajkovski” ka marrë një pamje të re me ngjyrën karakteristike magneta të brendit “T”. Drejtori ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë Goran Markoviq, deklaroi se hapjen e T-Arenës do ta shënojnë me 35 vjetorin e pavarësisë së vendit. Drejtori i Qendrës Sportive Daniell Apostolloski vlerëson se zbukurimi visual i hapësirës do të sjellë përfitime të reja.
“Telekomi prej 25 vitesh i lidh njerëzit në Maqedoni, ndërsa me këtë partneritet do të përpiqemi të sjellim vlera të reja për qytetarët. Jemi të nderuar që hapjen e T Arenës ta shënojmë me një ngjarje të madhe që do të mbahet më 2 shtator dhe do të jetë pjesë e shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë. Dhe mezi pres që kjo ngjarje të jetë fillimi zyrtar i bashkëpunimit tonë”, theksoi Goran Markoviq, drejtor ekzekutiv i Telekom-it të Maqedonisë.
“Ky është një moment i rëndësishëm për ne, për ‘Boris Trajkovski’ dhe për Telekomin e Maqedonisë, i cili rikthehet sërish i pranishëm në këtë arenë. Përveç zbukurimit vizual të hapësirave të jashtme dhe të brendshme. Megjithatë, kjo do të sjellë shumë përfitime të tjera që ne në qendrën sportive dhe të gjithë ata që do të jenë vizitorë në periudhën e ardhshme të qendrës sportive “Boris Trajkovski”, konkretisht në T-Arena”, pohoi Daniell Apostolloski, Drejtor i Qendrës Sportive.



