BotaLajmeTopLajm

Vala e të nxehtit, Sllovakia thyen rekordin, temperaturat shkojnë në 42.2 gradë

Sllovakia regjistroi një temperaturë rekord prej 42.2 gradë Celsius të mërkurën, gjatë një vale të nxehti që po godet Evropën Qendrore, njoftoi shërbimi kombëtar meteorologjik.

Temperatura më e lartë, e regjistruar në Dolné Plastince, një fshat në jug të vendit, tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 41.4 gradë Celsius, të regjistruar një ditë më parë në jugperëndim të vendit, bëri të ditur Instituti Hidrometeorologjik Sllovak (SHMU).

Në kryeqytetin Bratislavë, i cili gjithashtu përjetoi temperatura rekord për Sllovakinë këtë javë, Maros Danko, 38 vjeç, tha se po kalonte më shumë kohë në shtëpi se zakonisht.

“Përpiqem të mos dal jashtë. Nuk mund të bëj ushtrime gjatë ditës. Është disi kufizuese”, tha ai.

Temperatura rekord në Sllovaki është thyer dy herë gjatë muajit qershor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close