LajmeShowbiz

Ronela Hajati ‘shpërthen’ ndaj komenteve negative: Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së urrejtjes dhe komenteve fyese që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja shprehu zhgënjimin për nivelin e komunikimit në platformat sociale, duke theksuar se komentet e tilla janë bërë shqetësuese.

“Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash”, shkroi Ronela.

Ajo kritikoi edhe faktin se shumë prej autorëve të këtyre komenteve janë njerëz të rritur, me familje e fëmijë, duke i cilësuar si persona me “mendje të prishur”.

“Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur. Më vjen neveri të lexoj lloj-lloj shembujsh për çdo njeri që është fytyrë publike”, vijoi këngëtarja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close