LajmeMaqedoniTopLajm

Vala e të nxehtit rrit rrezikun për paraqitje të zjarreve

Resurset shtetërore janë në gatishmëri, sigurojnë nga Qendra për menaxhim me kriza.

Nga ku shtojnë se këtë verë mund t’i përdorin edhe avionët në shuarjen e zjarreve, ndërsa në rast të ndonjë zjarri gjatë vikendit ata mund të intervenojnë me katër helikopterë dhe një avion. Gjithashtu, nga kjo qendër i apelojnë qytetarët për më shumë kujdes me hudhjen e cigareve, si dhe mos të ndizet zjarr në hapësira të hapura.

“Kemi mbajtur mbledhje koordinative në të cilën kanë marrë pjesë të gjitha institucionet që kanë kompetenca në shuarjen e zjarreve nëpër pyje, ku kemi sjellë disa konkluzione dhe jemi koordinuar. Në mënyrë komplete do ta informojmë opinionin për numrin e përgjithshëm të resurseve shtetërore edhe të vetëqeverisjes lokale, por edhe të pushtetit qendror. Për sa i përket avionëve, të tri avionët do të jenë funksionalë këtë vit.”, – deklaroi drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close