LajmeMaqedoniTopLajm

Vaksinat Pfizer arrijnë në fund të marsit në RMV

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se marrëveshja me kompaninë “Pfizer” ka ardhur dhe se deri në fund të muajit priten që të vijnë dozat e parë nga kjo kompani, njofton Insajderi.

“21 mijë vaksina nga “Pfizer” do të arrijnë deri në fund të muajit. Si qeveri kemi bërë më shumë se e nevojshme. Nëse i numëroni vaksinat që kemi porositur dhe siguruar janë diku 2.5 milionë vaksina. Kemi bërë marrëveshje, para marrëveshje për të bërë gjithçka”.

“Ditë janë në pyetje. Dilema ka për vaksinimin. Të gjithë duhet të vaksinohemi, të ndjekim sugjerimet e ekspertëve ngase vetëm në atë mënyrë do ta mposhtim pandeminë”, ka deklaruar Zoran Zaev, kryeministër i vendit fqinj”, tha Zaev

Related Articles

Back to top button
Close
Close