
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar sërish Kosovën.
Ai, oficerëve të rinj ushtarakë u kërkoi të bëhen gati ta mbrojnë “tokën e shenjtë”, duke aluduar si tokë të shenjtë Kosovën.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, këtë veprim në emisionin “Kosova Today” e quajti alarmues për vendin.
“Është një alarm, është një këmbanë e drejtpërdrejt e aspektit të sigurisë në Kosovë e rajon, ngase është zgjedhur një momentum ku pjesëtarët e ushtrisë serbe do gradoheshin, dhe do të motivoheshin për situatë lufte. Dhe këto raste bëhen kur një shtet është afër një lufte me një shtet tjetër”, u shpreh Elezi në Klan Kosova.



