
Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dërguar porosi për të gjithë ata që duan ta dëmtojnë ASH-në duke shkruar se “besnikëria ndaj vetvetes dhe ndaj të vërtetës është virtyt, jo servilizmi ndaj atyre që të përdorin për interesat e veta”, shkruan Top24
Në politikë dhe në jetë, besnikëria ndaj vetvetes dhe ndaj të vërtetës është virtyt, jo servilizmi ndaj atyre që të përdorin për interesat e veta.
Shqiptarët kanë nevojë për unitet, jo për vegla që bëhen zëdhënës të të huajve kundër të vetëve.



