MaqedoniTopLajm

Ulet numri i viktimave nga virusi korona në Maqedoni

Ilaçi Ivermectin po bëhet i disponueshëm për qytetarët e Maqedonisë dhe tashmë është në dispozicion në barnatore, megjithëse nuk është në listën pozitive të barnave të mbuluara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Gjithashtu, kolegjiumi i ekspertëve të Klinikës Universitare për Pulmonologji dhe Alergologji dhe Covid – qendrat brenda bllokut të mjekësisë interne, përgatiti një mendim për përdorimin e Ivermectin në pacientët me virusin korona, ndërsa protokolli përmes Odës së Mjekëve tashmë u është dërguar mjekëve amë.

Oda e Mjekëve ka njoftuar se do të organizojë një leksion online për mjekët amë në të gjithë vendin për të shpjeguar më tej protokollet, si dhe një diskutim online me klinikët në lidhje me përdorimin e ilaçit.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën prej 4 deri më 10 janar ka një rënie të numrit të vdekjeve për 20.4 për qind, përqindja e pozitivëve nga të testuarit ka rënë në 19 për qind, ndërsa numri i personave të shëruar u rrit me 14.8 për qind krahasuar me javën e mëparshme.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close