LajmeMaqedoniTopLajm

Ulen shifrat e infektimeve në Maqedoninë e Veriut, mbi 15 mijë raste aktive

Në Maqedoninë e Veriut shënohet ulje e numrit të personave të infektuar me COVID-19, dhe kjo sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, është rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së virusit. Për dallim nga dy javët e kaluara kur numri i të infektuarve arrinte në mbi një mijë persona, në katër ditët e fundit ky numër është ulur nën një mijë ndërsa të dielën dhe të shtunën edhe nën 500 të infektuar.

“Të dielën kishim rreth 490 raste të reja, që do të thotë më pak se 500, dhe numri i ekzaminimeve në spitale po zvogëlohet. Një nga treguesit më të mëdhenj janë ekzaminimet në Klinikën Infektive dhe ka një mesatare prej 120 dhe 130 kur kishte shumë presion mbi spitalet, tani ky numër është rreth 90. Nuk ka më numër të madh pacientësh të shtruar në spitalin e Tetovës, tani është 90 krahasuar me 120 që ishte më parë”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se institucionet po monitorojnë edhe gjendjen në shkolla, ku javën e kaluar ishin paraqitur 14 raste të të infektuarve, por jashtë objekteve shkollore. Filipçe tha se gjendja do të mbetet e tillë nëse nxënësit dhe shkollat do të respektojnë protokollet për mbarëvajtjen e procesit mësimor me prani fizike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close