LajmeRajonTopLajm

GREQI, SKANDALI ME CERTIFIKATAT E VAKSINIMIT FALSE

Një skandal me certifikata vaksinimi të falsifikuara ka ndodhur në Kardhica të Greqisë.

Në qendrën mjekësore të komunës Palama në Kardhica janë kryer 40.000 vaksinime, ndërkohë që banorët janë vetëm 6000, raportojnë mediet greke.

Vaksinat shtesë u janë dhënë qytetarëve nga Greqia Veriore dhe konkretisht nga vendi i origjinës së infermieres në periudhën kohore para muajit gusht.

Autoritetet vlerësojnë se infermierja mund t’u ketë dhënë certifikatat e vaksinimit kolegëve të saj.

Përveç vaksinimeve të rreme po hetohet edhe për dhënien e vërtetimeve false të testeve laboratorike PCR.

Ndërkohë prokuroria e Kardhicës hapi një hetim urgjent, pas denoncimeve se një punonjëse e kësaj qendre mjekësore, nxjerr certifikata të falsifikuara, pa injektuar dozën e vaksinës te qytetarët.

Të paktën 47 persona janë ‘vaksinuar’ pa injektuar dozën gjatë muajit gusht, pra kanë marrë certifikatë të falsifikuar nga infermierja.

Sidoqoftë, autoritetet nuk përjashtojnë që numri i certifikatave të falsifikuara të jetë shumë më i lartë.

Autoritetet kanë përcaktuar identitetin e infermieres, e cila thuhet se ka bashkëpunuar me një person tjetër.

Skandali u zbulua kur në qendrën shëndetësore u gjetën dy vaksina të tepërta, fakt që çoi në zbulimin e certifikatave të personave të vaksinuar, në të cilat u zbulua se nuk kishte vulë dhe nënshkrim të mjekut, siç përcaktohej në rregullore.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, njoftoi sot një ligj të ri, më të rreptë që do të përfshijë krimin e vaksinimeve të rreme.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close