BotaLajme

Ukraina dhe Moldavia pritet të marin statusin e kandidatit nga BE

Udhëheqësit evropianë pritet të mbështesin ofertën e Ukrainës si vend kandidat për në BE, por zyrtarët paralajmërojnë “proces të gjatë”

27 liderët e vendeve të Bashkimit Evropian pritet të mbështesin dhënien e statusit të kandidatit në BE për Ukrainën dhe Moldavinë në një samit dy-ditor që do të mbahet në Bruksel të enjten dhe të premten, sipas një zyrtari të lartë të BE-së, transmeton rtv21.tv.

Duke folur me gazetarët në Bruksel të mërkurën, zyrtari i BE-së tha: Unë nuk kam parë problem për dhënien e statusit të kandidatit për Ukrainën dhe vlerësoi punën e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Unë do të doja t’ju them se ‘është një marrëveshje e përfunduar’ dhe ‘është e lehtë’”, por pas vitesh pune brenda BE-së, institucionet nuk donin të merreshin me një përgjigje përfundimtare.

“Kështu që unë jam i sigurt, por jam gjithashtu i kujdesshëm”, tha zyrtari.

Kur u pyet për një afat kohor që Ukraina të bëhet një vend anëtar i plotë i BE-së, diplomati tha se “Unë mendoj se e vetmja që mund të vendosë një plan është Ukraina, sepse Ukraina duhet të përshtatet, të transformohet, të reformohet dhe në rrethanat aktuale, ne kuptoni se prioritetet qëndrojnë diku tjetër”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close