BotaLajme

Scholz: Ukraina ka nevojë për një “Plan Marshall

ancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje për ngritjen e një “Plani Marshall” për të ndihmuar rimëkëmbjen e pasluftës së Ukrainës përpara tre samiteve radhazi të liderëve të BE-së, G7 dhe NA

Duke folur para parlamentit gjerman, Scholz tha se rindërtimi i Ukrainës pasi Rusia të tërheqë trupat e saj do të ishte një detyrë për brezat.

“Ashtu si Europa e shkatërruar nga lufta, në të kaluarën, Ukraina sot ka nevojë për një “Plan Marshall” për rindërtim”, tha ai.

Ai shtoi se kjo duhej bërë në bashkëpunim me institucionet kryesore financiare, vendet donatore dhe organizatat ndërkombëtare.

Scholz tha se ai kishte ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në samitin e G7 të kësaj jave në Gjermaninë jugore për të diskutuar këtë çështje.

“Plani Marshall” ishte një iniciativë e SHBA-së e miratuar në vitin 1948 për të ofruar ndihmë për Evropën Perëndimore. Ai i mundësoi ekonomisë gjermane të rimëkëmbej dhe të lulëzonte pas shkatërrimit të shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore.

Udhëheqësit e BE-së pritet të takohen këtë javë në Bruksel për të diskutuar përgjigjen e bllokut ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Scholz tha se do të nxiste një vendim unanim nga 27 liderët e BE-së për dhënien e statusit të kandidatit Ukrainës.

Më 26-28 qershor, liderët e grupit G7, Gjermania, Italia, Kanadaja, Britania e Madhe, SHBA-ja, Japonia dhe Franca do të mblidhen në Bavari. Një ditë pas kësaj, liderët e NATO-s do të takohen për bisedime në Madrid. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close