LajmeSport

Gundogan: Jam tifoz i Galatasarayt

Mesfushori i Galatasarayt, Ilkay Gundogan, ka folur për lidhjen e tij të fortë me klubin turk, duke pranuar se ka qenë tifoz i Galatasarayt që në fëmijëri.

“Kam qenë gjithmonë tifoz i Galatasarayt. E gjithë familja ime bënte tifo për Galatasarayn, me përjashtim të nënës sime që ishte tifoze e Fenerbahçes. Madje e kisha edhe një çarçaf të Galatasarayt kur isha fëmijë”, u shpreh Gündogan për mediat turke, përcjell “Gazeta Express”.

“Një natë fola me Okan Buruk përmes telefonit dhe ditën tjetër isha në aeroportin e Stambollit”, tregon Gundogan, i cili thotë se gjithmonë ka luajtur për skuadrën, jo për veten, kudo që ka qenë, pasi sipas tij, fitorja e vetme është kur grupi arrin sukses.

E kur erdhi momenti për ta zgjedhur kombëtaren, ai vendosi ta përfaqësojë Gjermaninë dhe tash e ka zbuluar arsyen se përse e bëri këtë zgjedhje.

Për këtë thotë se nuk ishte një vendim aspak i lehtë.

“E kam një lidhje shumë të fortë me Turqinë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por jam lindur dhe jam rritur në Gjermani, e kam kaluar të gjithë rrugëtimin tim futbollistik atje dhe për këtë arsye vendosa të luaj për Gjermaninë. Ishte zgjedhja që ndjeva se ishte e duhura për mua”, deklaroi tutje mesfushori me origjinë turke.

“Gjermania ma dha besimin e plotë: më ftoi direkt në ekipin e parë, ndërsa Turqia erdhi me kërkesën që të përfundoja fillimisht në U-21. Për këtë e zgjodha Gjermaninë, edhe pse i dua ta dyja vendet”, shtoi ai.

Gündogan shtoi se gjithmonë do ta respektojë dhe do ta vlerësojë lidhjen e tij me Turqinë, ndërsa ëndrra për të luajtur një ditë me fanellën e Galatasarayt është bërë realitet pas transferimit të tij në klubin nga Stambolli.

Related Articles

Back to top button
Close
Close