LajmeRajon

U frymëzua nga Rama? Politikania e njohur nis fushatën me atlete (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr gjithmonë vëmendjen jo vetëm me karizmën e tij, por edhe me stilin e veshjes. Nuk ka njeri që nuk i ka bërë përshtypje një herë të vetme stili sportiv i kryeministrit, teksa shpesh është shfaqur edhe me kostum serioz por me atlete.

Në dhjetor të vitit 2017-s, prestigjiozja Italiane “Corriere” e shpalli Kryeministrin Rama si personazhin e vitit për stilin e veçantë të veshjes së tij.

Tashmë duket se një tjetër politikane e njohur në botë po ndjek të njëjtin stil.

Bëhet fjalë për Kamala Harris, e cila po kandidon për postin e zv.presidentes në SHBA. Ajo është shfaqur me atlete në fushatë dhe i ka surprizuar të gjithë.

Sipas “The Guardian”, Kamala Harris po bën fushatë me atlete, teksa shtojnë se edhe veshja tregon shumë për personin tënd. Në këtë rast tregon një politikan në veprim, që përqafon ndryshimin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close