Ekonomi

Lista e çuditshme, 4 produktet më të konsumuara gjatë pandemisë

Kafe e shpejtë, salcë domatesh, mbathje për joga dhe atlete të kompanisë Nike janë gjithandej në listën e blerjeve. Uji i paketuar, pelenat e shtrenjta dhe palltot e markave luksoze kanë mbetur mënjanë.

Kjo është ekonomia e konsumit gjatë kohës së pandemisë me koronavirus në Shtetet e Bashkuara. Madje, situata duket se është më ndryshe sesa kurrë më parë.

“Gjithçka që kemi ditur për furnizimet dhe kërkesat mund ta gjuajmë nga dritarja, sepse nevojat e konsumatorëve kanë ndryshuar plotësisht”,- ka thënë Piotr Dworczak, profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin Northwestern.

Analiza e bërë nga “Reuters” për shportat e konsumatorëve tregon se pandemia e koronavirusit ka smbrapsur modelin e vjetër për dekada të konsumatorëve, duke nisur nga ushqimi e deri te veshjet. Ky realitet u ka dhënë fuqi disa kompanive që të rritin çmimet dhe t’i kthejnë mbrapsht zbritjet.

Sipas specialistëve të shitjeve, shumë prej trendeve të reja mund të jenë rezultat i një faktori: puna nga shtëpia.

Amerikanët tani janë duke bërë më shumë kërkesa për kafe, vezë, proshutë të prerë, salcë domatesh dhe djathë, thuhet në analizën e “Reuters”, duke marrë parasysh të dhënat e fundit të kompanive, Nielsen Co, the Brewers Association dhe StyleSage Co.

Megjithatë, situata me raste është komplekse, pasi disa ndryshime të shprehive janë në kundërshtim me paqartësitë e mëdha ekonomike në gjithë globin.

Kjo, pasi kërkesat dhe çmimet janë rritur edhe për produkte të shtrenjta si atlete Nike, 106 dollarë, veshje për joga, 105 dollarë apo edhe çanta të markës Louis Vuitton me vlerë 1.500 dollarë.

Konsumatorët kanë paguar rreth 8 për qind më shumë për kafe, sipas të dhënave të kompanisë Nielsen.

Kërkesa për salcë domatesh është rritur për 10 për qind, ndërsa për proshutë të prerë për rreth 5 për qind.

“Kompanitë e mëdha prodhuese kanë trashur xhepat e tyre me përfitime, ndërkohë që u kanë bërë presion të pashembullt konsumatorëve, të cilët janë detyruar të paguajnë çmime më të larta”, ka thënë Burt Flickinger, këshilltar për shitje në Strategic Resource Group.

Kompania, JM Smucker, ka thënë se nuk ka rritur çmimet e kafesë mirëpo ka pezulluar disa promocione. Kompania tjetër, Kraft Heinz, nuk ka pranuar të komentojë mirëpo ka thënë se fitimet gjatë muajit korrik janë rritur për shkak të ofertës dhe zbritjeve për produkte të caktuara.

Çmimi i ndryshimit ka qenë shumë i lartë

Ndërkohë, çmimet për ujë të paketuar dhe pelena njëpërdorimëshe janë rritur, meqë kërkesa për to ka pësuar rënie gjatë pandemisë.

Disa ekonomistë thonë se njerëzit nuk duan të paguajnë shtesë për ujin që mund ta pinë në shtëpitë e tyre dhe tani, meqë kalojnë më shumë kohë në shtëpi, shfrytëzojnë pelena që mund t’i përdorin disa herë për fëmijët.

“Njerëzit po qëndrojnë nëpër shtëpi dhe nuk po dërgojnë fëmijët diku ku pelena mund të dështojë”,- ka thënë Rao.

Kompania “Nike” ka thënë se ka shitur 63 për qind të produkteve online në muajin korrik, në krahasim me 10 për qind një vit më parë. Çmimet e atleteve Nike Air Max janë rritur për 10.5 për qind në krahasim me një vit më parë.

Çmimet për veshjet e jogas janë rritur për 7.2 për qind, derisa 45 për qind e produkteve të tilla janë shituar në muajin korrik, në krahasim me 15 për qind një vit më parë.

Ndërkohë, çmimet për një lloj të çantës së markës Louis Vuitton janë rritur për 5 për qind prej nisjes së pandemisë.

Në muajin korrik, kjo markë ka thënë se shitjet janë rritur prej muajit qershor, pavarësisht pse kompania ka rritur çmimet për të tretën herë gjatë pandemisë.

Por, në këtë mes ka edhe kufizime.

Kërkesat për palltot e markës Burberry kanë rënë dhe online janë shituar vetëm 3 për qind të tyre, në krahasim me 14 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close