LajmeRajon

Turqia fillon në qytetin Siirt operacionin antiterrorist “Yıldırım-11 Herekol”

Në operacion marrin pjesë 1.003 forca nga 56 njësi operacionale të përbërë nga forcat komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH), forcat speciale të policisë (PÖH) dhe forcat e sigurisë.

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi fillimin e operacionit antiterrorist “Yıldırım-11 Herekol” në Siirt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ministrisë thuhet se operacioni “Yıldırım-11 Herekol” është filluar me një personeli prej 1.003 personash nën drejtimin e Komandës së Xhandarmërisë së qytetit Siirt me qëllim për të nxjerrë plotësisht nga rendi i ditës organizatën terroriste separatiste dhe për të neutralizuar terroristët që vlerësohen se ndodhen në rajon.

Në operacion marrin pjesë 1.003 forca nga 56 njësi operacionale të përbërë nga forcat komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH), forcat speciale të policisë (PÖH) dhe forcat e sigurisë që janë me detyrë në komandën e xhandarmërisë së qytetit Siirt.

Në kuadrin e operacioneve Yıldırım (1-2-3-4-5-6-7-8-9-10) që kanë filluar më 13 korrik kundër eliminimit plotësisht të terrorizmit brenda vendit, deri më sot janë neutralizuar 54 terroristë, janë kapur 24 bashkëpunëtorë, janë shkatërruar 112 shpella, strehimore dhe depo, si dhe janë konfiskuar armë-municione dhe produkte ushqimore dhe jetësore të shumta.

Po ashtu më tej në deklaratë thuhet se operacionet “Yıldırım” vazhdojnë me mbështetjen e popullit në mënyrë të suksesshme me besim dhe vendosmëri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close