LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi vijon takimet me diplomatët e huaj, takon përfaqësuesit e OKB

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi takoi sot në kabinetin e tij  Koordinatoren e Përhershme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rosana Duxhak, përcjell Agjencia e lajmeve Flaka  Në prononcimin publil pas takimit, Grubi nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit intensiv me OKB-në edhe atë përmes zbatimit të suksesshëm të projekteve për përmirësimin e cilësisë së jetesës për të gjithë qytetarët.

“Në takimin e sotëm me Koordinatoren e Përhershme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rosana Duxhak shpreha kënaqësi dhe u falënderova për mbështetjen që Maqedonia e Veriut merr nga OKB-të në sfera të rëndësishme për qytetarët dhe e cila është e rëndësishme për avancimin e qëllimeve strategjike të vendit, siç është anëtarësimi i realizuar në NATO dhe vendimi për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shprehet Grubi.  Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nga marrja e detyrës ka realizuar dhjetëra takime me diplomatë të huaj në vend

Related Articles

Back to top button
Close
Close