BotaLajmeTopLajm

Truss: Ukrainës i duhen më shumë armë

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, u ka kërkuar liderëve botërorë që të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Vladimir Putin duke vendosur sanksione të mëtejshme ndërkombëtare ndaj Rusisë dhe duke furnizuar me më shumë armë Ukrainën.

Duke folur me gazetarët në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, Liz Truss bëri thirrje për më shumë dispozita ushtarake për Ukrainën për të ndihmuar vendin në mbrojtjen e tij kundër Rusisë, shkruan BBC.

“Është shumë e rëndësishme në këtë kohë që ne të vazhdojmë presionin mbi Vladimir Putin duke dërguar më shumë armë në Ukrainë dhe duke rritur sanksionet”, tha ajo.

Ministrat e jashtëm të G7 janë takuar në Gjermani gjatë tre ditëve të fundit për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj – veçanërisht rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë në mbarë botën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close