“Truri” më jetëgjatë i rritur në laborator ruan gjurmët e ndryshimeve biologjike ndër vite

Organoidet janë struktura shumë të vogla, të krijuara nga qeliza njerëzore, që imitojnë disa procese të zhvillimit të trurit. Ato nuk janë tru të plotë njerëzorë, por modele laboratorike që u mundësojnë shkencëtarëve të studiojnë qelizat e trurit në kushte të kontrolluara.
Risia kryesore ishte jetëgjatësia e tyre.
Studiuesit arritën t’i mbanin organoidet për më shumë se 5 vjet, shumë më gjatë se rekordi i mëparshëm prej rreth 694 ditësh.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se qelizat e organoideve duket se “mbajnë mend” fazat e mëparshme të zhvillimit.
Në studimin e ri, studiuesit ndoqën 34 organoide, për periudha nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, dhe analizuan qindra mijëra qeliza.
Ato duket se ruajnë edhe një lloj “kujtesë” të fazave të zhvillimit që kanë kaluar.
Qelizat më të vjetra ishin në gjendje të kalonin disa etapa të hershme të zhvillimit dhe të prodhonin më shpejt neurone që zakonisht shfaqen më vonë.
Kjo sugjeron se qelizat ruajnë një lloj “kujtesë zhvillimore”.
Studimi u drejtua nga Paola Arlotta dhe u krye kryesisht në Universitetin Harvard, në bashkëpunim me Institutin Broad të Institutit të Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT) dhe Universitetit Harvard, si dhe me studiues nga MIT, Instituti “Max Planck” për Gjenetikën Molekulare në Berlin dhe institucione të tjera kërkimore.
Pse është i rëndësishëm studimi?
Këto modele mund t’u japin shkencëtarëve një mënyrë të re, për të studiuar zhvillimin dhe plakjen e trurit njerëzor për periudha shumë më të gjata se më parë.
Ato mund të ndihmojnë gjithashtu në kërkimet për sëmundje neurologjike dhe psikiatrike, përfshirë Alzheimerin dhe skizofreninë.
Megjithatë, organoidet nuk janë trura njerëzorë të plotë dhe nuk riprodhojnë të gjithë kompleksitetin e një truri të gjallë.



