
Fatjona Geci ka lindur në Tropojë, Republika e Shqipërisë. Shkollën e mesme e ka përfunduar në Tiranë. Studimet e larta i ka vijuar në Universitetin e Tetovës. Është sociologe, me studime universitare dhe master në Sociologji.
Pas përfundimit të studimeve, ka ushtruar detyra në fushën e informimit dhe komunikimit institucional, ndër të tjera në Zyrën për Informim të Universitetit të Tetovës, në Zyrën për Informim të Ministrisë së Drejtësisë, në Ministrinë e Arsimit dhe në Zyrën për Informim të Komunës së Tetovës, ku ka punuar për disa vite.
Gjatë veprimtarisë së saj profesionale dhe shoqërore, ka themeluar dhe drejtuar shoqatën “Purpura”, si dhe Qendrën e Autizmit “Fluturo për Jetën” në Tetovë, të cilën e ka drejtuar për disa vite.
Është themeluese e konferencës së parë rajonale në gjuhën shqipe për autizmin, “Së bashku ta bëjmë autizmin të flasë”, e cila organizohet çdo vit në Maqedoninë e Veriut.
Ka qenë autore dhe drejtuese e disa emisioneve televizive, përmes të cilave ka trajtuar tema me karakter social, kulturor dhe socio-politik.
Është autore e gjashtë librave në fushën e letërsisë dhe studimeve socio-politike dhe është në prag të botimit të librit të saj të shtatë socio-politik, mbi zhvillimet politike në tri dekadat e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ka marrë pjesë në konferenca, seminare dhe trajnime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, me fokus në të drejtat e njeriut, çështjet sociale dhe mbrojtjen e kategorive të ndryshme shoqërore.
Aktualisht është drejtoreshë e Qendrës Analitike dhe Hulumtuese në BDI “Abdilaqim Ademi”



