BotaLajmeTopLajm

Trump nis betejën për Senatin, paralajmërimi për republikanët

Donald Trump, në Xhorxhia, në tubimin e tij të parë që nga zgjedhjet presidenciale, ka ftuar mbështetësit e tij të shkojnë dhe të votojnë në zgjedhjet e 5 janarit për vendet e mbetura bosh në Senat.

“Kontrolli i Senatit, – tha ai, – do të thotë kontroll i vendit”, dhe më pas paralajmëroi që nëse demokratët fitojnë, Amerika rrezikon një lëvizje të re të sistemit politik socialist.

Presidenti Donald Trump u ka kërkuar votuesve të mos lejojnë që opozita të marrë nën kontroll të plotë edhe Kongresin amerikan, përpos presidencës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë vizitoi të shtunën shtetin e Xhorxhias, ku zhvillohet gara për vendet në Senat, që do përcaktojnë cila parti do mbajë dhomën më të lartë legjislative.

Në shoqërinë e Zonjës së Parë, Melania, presidenti Tramp ftoi simpatizantët që të ruajnë avantazhin e deritanishëm duke votuar kandidatët republikanë.

Shpërblimi më i lartë në këto zgjedhje do të ishte Senati, që nënkupton kontroll të plotë mbi vendin. Votuesit e Xhorxhias janë ata që do të caktojnë cila parti drejton komisionet, shkruan ligjet dhe mbikëqyr çdo qindarkë të taksapaguesve”.

Në fjalimin e tij afro dyorësh, Trump komentoi edhe humbjen e Shtëpisë së Bardhë përballë rivalit demokrat Xho Bajden, i bindur se mund ta fitojë atë sërish.

Ai i bëri thirrje guvernatorit të Xhorxhias, të anulojë rezultatin paraprak pasi kundërshtarët i fituan zgjedhjet me padrejtësi dhe jo me vullnetin e popullit.

“Jemi viktima që të gjithë, edhe ju mijëra qytetarë që ndodheni këtu. Garën presidenciale na e vodhën dhe e manipuluan, por do gjejmë mënyra për ta fituar. Lëvizja jonë e madhe fillon këtu më 5 janar, me Senatin”

Kolegji Zgjedhor i Amerikës, pritet më 14 dhjetor që të formalizojë fitoren e demokratit Biden me 74 vota elektorale më shumë. /e.a/noa.al

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close