
Presidenti amerikan Donald Trump reagoi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit me Iranin, duke kundërshtuar raportimet e një gazetari të Fox News, Jonathan Hunt.
Trump e akuzoi Hunt për “raportime të rreme” mbi Iranin dhe deklaroi se nuk është ai që kërkon negociata me Teheranin. Sipas tij, është Irani ai që po “lutet” për të arritur një marrëveshje.
Në një tjetër postim, Trump e përshkroi situatën në Iran me një deklaratë të shkurtër: “Irani është një vend në kolaps.”



