
Në territorin e Maqedonisë së Veriut janë evidencuar katër zjarre aktive në hapësirë të hapur, ndërsa tre zjarre të tjera janë vënë nën kontroll.
Zjarret aktive janë në:
– Saraj
– zona e Gostivarit
– Çashkë
– Jegunovcë
Tre zjarre të tjera janë lokalizuar dhe ndodhen nën kontroll. Ekipe të zjarrfikësve, të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të policisë dhe forcave lokale janë në terren.



