LajmeRajon

Tronditëse në Prizren: 14-vjeçari humb jetën pas plagosjes me thikë, arrestohet 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një 14-vjeçar dyshohet se është therur me thikë dhe më pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se rasti është raportuar më 27 gusht 2026, rreth orës 23:45.

 

Patrulla policore ka dalë në vendngjarje, ku ka gjetur ekipin e Emergjencës, i cili i kishte dhënë ndihmën e parë të miturit. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm, por, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk ka arritur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

 

Pak më larg vendngjarjes është identifikuar dhe arrestuar një 17-vjeçar, i dyshuar për përfshirjen në rast.

 

Gjatë kontrollit, te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

 

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, përfshirë hetuesit dhe ekipin e krim-teknikës. Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i 14-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari 17-vjeçar është ndaluar për 24 orë.

 

Policia ka bërë të ditur se, për shkak të moshës, as viktima dhe as i dyshuari nuk kanë pasur raste të mëhershme të regjistruara në evidencat policore.

 

Rasti është cilësuar si “Vrasje” dhe mbetet nën hetim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close