
Tridhjetë fëmijë të moshës mes dy dhe pesë vjeçare me shtrëngime në stomak këtë fundjavë janë paraqitur për kontroll mjekësor në spitalin e Kumanvovës, lajm që është konfirmuar drejtoresha e spitalit Pediatrik.
Mediat nga Kumanova citojnë drejtoreshën e spitalit, Snezhana Zaharieva e cila thotë se fëmijët fëmijët kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptome të dhimbjeve në stomak dhe barkqitje.
Sipas informacioneve të para jozyrtare me gjasë bëhet fjalë për helmim nga ushqimi në njërin nga kopshtet në Kumanovë, ku fëmijët kanë ngrënë ushqim nga e njëjta kuzhinë.
Kuzhina tashmë është e mbyllur dhe inspektorët janë në terren duke hetuar rastin.
“Këtë fundjavë, 30 fëmijë erdhën në repartin pediatrik me dhimbje stomaku dhe diarre. Tre u ndaluan për trajtim spitalor, ndërsa të tjerët morën infuzion dhe pas terapisë së përshkruar u dërguan për trajtim në shtëpi”, ka thënë Zaharieva.
Aktualisht po kryhen hetime nga kompetentët për të zbardhur rastin.



