LajmeMaqedoniTopLajm

Tri viktima dhe 74 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Tri viktima, 90 të shëruar dhe 74 raste të reja është bilanci për COVID–19 në Maqedoninë e Veriut. Brenda 24 orëve janë realizuar gjithsej 689 testime.

Të tri viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, një pacient nga Manastiri në moshën 73 vjeçe, një pacient nga Demir Hisar poashtu në moshën 73 vjeçe si dhe  një pacient nga Shkupi në moshën 44 vjeçe.

Sipas statistikave të fundit, numri i personave të prekur nga COVID-19 në këtë vend shkon në 11128. Që nga fillimi i pandemisë 6972 pacientë janë shëruar kurse 500 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin numri i rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë është 3656,

Related Articles

Back to top button
Close
Close