OpinionTopLajm

Sulejman Mehazi / Kryetarë të partive, cilët ju duan më shumë, ne që ju kritikojmë, apo bashkëpunëtorët tuaj?!

Në kohën e fundit jemi në hall të madh me simpatizantë partiashë që na kritikojnë, na shajnë hapur, po dhe tinëzisht, e disa ndoshta janë adhurues të partive po që s’ia kanë parë hajrin na përgëzojnë për shkrimet  kritike ndaj liderëve politikë të partive të tyre. O ju që na shani, kritikoni, që na përgëzoni e na lëvdoni, t’ju tregojmë se kotë e keni, pēr shkak se nuk shkruajmë që juve t’ju hidhërojmë apo gëzojmë, nuk shkruajmë pse ia kemi inatin Ali Ahmetit, Zijadin Selës, Bilall Kasamit e Thaçit, po kritikojmë për atë se pse funksionarët e klika e partive luajnë si maca me miun me popullatën shqiptare.

T’ju themi dhe një gjë juve që na urreni, kritikoni e na shani, mos mendoni se Ali Ahmetin, Zijadin Selën e doni më shumë se ne, ju i përkrahni dhe i adhuroni, për shkak interesave tuaja personal, ju funksionarë, ministra, drejtorë, profesordoktora, dekana, ju që rini në shtëpi e merrni rrogë pa punuar fare; ju ua bëni qejfin për interesat tuaja korruptive, prostitutive, tradhtare-kombëtare. Të gjithë ju jeni fajtor ordinarë për urrejtjen dhe rënien e autoritetit të Ali Ahmetit, Zijadin Selës  te popullata shqiptare.

Prandaj një gjë ta dini, o Ali Ahmeti, se autoritetin tuaj ta kanë humbur ata që të rrinë rreth e përqark, që të respektojnë jo pse të duan, po për interes. Pa na tregoni ju, zotëri Ali Ahmeti, kush ta ka humbur autoritetin, a ne që të kritikojmë, apo miku yt i ngushtë Musa Xhaferi me skandalet e tij korruptive e seksuale.  Kush e turpëroi moralisht e shpirtrish ish-deputeten më të spikatur të partisë suaj Ermira Mehmetin, në vend që ta respektonin deputetët e ministrat tuaj si vajzë apo motër ata e deklasuan psikisht, moralisht e shpirtrisht, cili prind e burrë pas Ermirës do ta lejonte të bëhet deputete apo ministre e partisë suaj. Kush u tha “stërvina” struganëva? ne që ju kritikojmë apo miku yt më i dashur Musa Xhaferi? kush u tha “bythëbambuka” tetovarëve, ne që ju kritikojmë, apo miku yt i dashur Musa Xhaferi? Kush u tha “dele” gostivarasve, ne që të kritikojmë apo miku yt i dashur Musa Xhaferi? Si s’ju vjen turp bashkëpunëtorëve tu për kështu veprime të shëmtuara. Po a e di zotëri Ali Ahmeti se të gjithë funksionarēt e partisë suaj janē piça e të korruptuar deri në dhëmbë, çdo ministri, drejtori e sektori më i ulët i juaji është i korruptuar.

Si është e mundur për  shkurtkohë funksionarët e tu të bëhen milionerë?, si është e mundur përkrahësit e tu pseudointelektualë për 12 muaj  njëkohësishtë të magjistrojnë e doktorojnë?, aty për aty të bëhen docentë e dekanë, si mund për katër muaj anëtarët e partisë suaj të marrin shkollën e mesme? Plotësisht i japim tē drejtë ish-ministres Gordana Jankullovska që gjatë përgjimeve telefonike funksionarëve t’u u thoshte “indianci”, për shkak se i ka parë se s’janë për kurrgjë, përveç parave e femrave s’kanë menduar e vepruar asgjë për të mirën e popullatës.

Në anën tjetër shumica e shqiptarëve ju shajnë juve, sa mirë për miqtë e tu të afër, vet bëjnë punë të pista, kurse ju  i hani nga populli tërë shuplakat duke ju thënë edhe tradhtar. Prandaj zotëri Ahmeti juve kush ua ka humbur autoritetin, ne që ju kritikojmë, apo miqtë e tu funksionarë të prishur, të pasionuar për pushtet e të pa përgatitur kombëtarisht, intelektualisht, moralisht e shpirtrisht?

linku https://www.botasot.info/maqedonia/1347286/kryetare-te-partive-cilet-ju-duan-me-shume-ne-qe-ju-kritikojme-apo-bashkepunetoret-tuaj/?fbclid=IwAR1mxz8y0NIje_zYkNITgmLObi81Te5cSop0aJxl94yLoKKlwTR7BJ1lViU

Related Articles

Back to top button
Close
Close