
Pesë skiatorë janë gjetur të pajetë në një mal zviceran pranë vendpushimit luksoz të skive të Zermatt, pasi shërbimet e emergjencës u njoftuan për një ngjarje të ndodhur në 4,000 metra lartësi. Detajet u konfirmuan nga Zyra e prokurorit në Canton Valais.
Dy alpinistë që po ngjiteshin në Ribfisorn ngritën alarmin dje pasdite, pasi vunë re praninë e çizmeve të skive në rrëzë të majës, por pa hasur pronarët e tyre.
Skiatorët njoftuan autoritetet për të pariturën në shpatet e malit Rimpfischhorn, në lindje të Zermatt dhe në jug të fshatit Saas Fee.
Ekipet e shpëtimit gjetën trupat pranë akullnajës Adlergletscher pas kërkimeve nga ajri dhe toka në zonën në jugperëndim të Zvicrës pranë kufirit me Italinë./CNA



