
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim me komisioneren për Zgjerim, zonjën Marta Kos, e cila ndodhet për vizitë njëditore në vend.
Në takim morën pjesë edhe deputetet Eli Panova, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe Rina Ajdari, si dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.
Në takim u bisedua mbi progresin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë në zbatimin e Agjendës së Reformave. Kryetari Gashi shprehu mirënjohje për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, duke e vlerësuar si instrument të rëndësishëm për mbështetjen e reformave, që do të kontribuojë në zhvillimin e përshpejtuar ekonomik dhe social të të gjithë rajonit.
Gjatë takimit u konfirmua progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave kryesore, në bazë të të cilave vendit iu miratuan 142,1 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu u theksua gjithashtu rëndësia e dialogut politik konstruktiv dhe sigurimi i mbështetjes së gjerë ndërpartiake për zbatimin e reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian
Bashkëbiseduesit e vlerësuan vizitën e eurokomisioneres për Zgjerim si konfirmim i fortë i mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe inkurajim shtesë për vazhdimin e procesit të reformave dhe zbatimin e reformave kryesore.





