LajmeRajon

Rutte e konfirmon nga Ankaraja: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka konfirmuar se Samiti i NATO-s i vitit 2027 do të organizohet në Tiranë.

Gjatë një konference për media në Ankara, Rutte bëri të ditur se aleatët kanë rënë dakord që kryeqyteti shqiptar të jetë mikpritës i samitit të ardhshëm të nivelit të lartë të Aleancës, pas takimeve të planifikuara për vitin 2026.

Ndryshe, Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe gjatë viteve ka marrë pjesë në misione dhe operacione të Aleancës, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Ndërkaq, gjatë këtyre ditëve Telegrafi ka ndjekur nga afër Samitin e NATO-s, duke ju sjellë raportime dhe informacionet më të fundit nga zhvillimet e këtij takimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close