
Tifozët më të zjarrtë të Bayern Munchen do të bojkotojnë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk, edhe pse ajo luhet në Gjermani.
Ata kanë marrë një vendim sot pasi shitja e biletave për këtë duel ka nisur mëngjesin e sotëm. Meqenëse, për shkak të luftës, Shakhtar nuk mund të luajë ndeshjet në shtëpi në terrenin e vet, ata luajnë në Gelsenkirchen.
Arsyeja është e thjeshtë: çmimi i biletave. Tifozët më të zjarrtë të Bayern Munchen kanë protestuar gjithmonë kundër çmimeve të larta të biletave me pankartën “Tëenty is plenty”.
Çmimi i biletave për tifozët e Bayernit në ndeshjen kundër Shakhtarit është 52 euro dhe bavarezët normalisht paguajnë 19 euro për të ndjekur ndeshjet, ndaj nuk do të jenë në tribuna kundër Shakhtarit në dhjetor.



