
Fronti Europian dje në KSHZ ka dorëzuar listat me të gjithë kandidatët për deputet ndërsa do të garojë në të gjitha gjashtë zonat zgjedhore. Siç njoftoi Arbër Ademi nga shtabi qendror i BDI-së, bartës të listave në zonën 1 do të jenë Blerim Bexheti dhe Ilir Hasani, në zonën 2 Sadulla Duraku dhe Skender Rexhepi. Në zonën 3 do të jetë Sulejman Baki, në zonën 4 Enver Husein. Në zonën 5 Ziadin Sela dhe Musa Xhaferi ndërsa në zonën 6, Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi. Fronti Europian pret që në përbërjen e re parlamentare të kenë mbi 20 deputetë.
“Fronti Europian e ka mbështetur fuqishëm programin dhe kauzën e përbashkët. Integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe ndalimin e politikave dhe ndikimeve ruse në vend e më gjere. Ndryshimet kushtetuese, integrimi europian, fqinjësia e mire, lufta e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshja kornizë ekonomike janë kryefjala e programit të përbashkët. Besojmë fuqishëm se fronti europian me kandidatët tanë do të shënojë fitoren e radhës, fitoren më të thellë që është regjistruar deri tani. Thënë shkurt, +20 deputetë.Besojmë fuqishëm se Fronti Europian me kandidatët tanë do të shënojë fitoren e radhës – fitoren më të thellë që është regjistruar deri më tani, ose thënë shkurt PLUS 20 DEPUTETË. Kemi treguar se ky vend mund të drejtohet, por edhe të menaxhohet shumë mirë e më mirë edhe nga një shqiptar. Kjo u dëshmua me kryetarin e Parlamentit, aktualisht kryeministër i Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi”, tha Ademi



