
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21 tha se sipas informacioneve që posedon, në procesin e regjistrimit, pas maqedonasve dhe shqiptarëve, populli i tretë si etni më e madhe në vend do të jenë bullgarët.
“Sa jam unë i informuar, më duket se në Maqedoni, populli me më shumë njerëz do të jenë maqedonasit, të dytët do të jenë shqiptaret, të tretët -bullgarët”, tha mes tjerash Thaçi.



