
Jurgen Klopp është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, ndërsa e ardhmja e Julian Nagelsmann në pankinën e “Panzerëve” duket gjithnjë e më e pasigurt.
Sipas gazetarit Ben Jacobs, Nagelsmann rrezikon të shkarkohet pas rezultateve të fundit, ndërsa Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka nisur të shqyrtojë seriozisht mundësinë e emërimit të Klopp si trajnerin e ri.
Raportohet se ish-trajneri i Liverpoolit është i interesuar për këtë sfidë dhe tashmë është kontaktuar nga drejtues të federatës. Brenda DFB-së, disa figura me ndikim po mbështesin ndryshimin në stolin e kombëtares dhe e shohin Klopp si njeriun ideal për të udhëhequr ekipin.
Nga ana tjetër, Julian Nagelsmann dëshiron të vazhdojë punën në krye të Gjermanisë dhe nuk ka ndërmend të largohet, por vendimi përfundimtar pritet t’u takojë drejtuesve të federatës.
Për momentin nuk ka një njoftim zyrtar, por zhvillimet e fundit sugjerojnë se ditët në vijim mund të jenë vendimtare për të ardhmen e pankinës së kombëtares gjermane.



