LajmeMaqedoniTopLajm

Mërgimtarë, kujdes në rrugë! Sistem “Safe City” në Maqedoni kap edhe makinat me targa të huaja

“Safe City-it” nuk mund t’i shpëtoj askush që kalon nëpër rrugët e Maqedonisë së Veriut ku ka të vendosura kamera për matjen e shpejtësisë, pavarësisht a është makinë me targa të Maqedonisë apo me targa të huaja, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Ata që kalojnë përmes Korridorit 8 dhe 10 në Maqedoni kamerat “Qytet i sigurt” janë në funksion dhe evidentojnë të gjitha shkeljet në trafik që nga janari i këtij viti dhe kanë të evidentuar çdo shkelje pa dallim a është motor apo veturë me targa të huaja apo tonat”, tha Toshkovski.

Minsitri pohon se nuk do të ketë ndasi dhe gjithsecili që kalon në Maqedoni dhe shkel ligjin do të gjobitet pavarësisht nga cili vend vjen.

“Apeloj deri te ata që drejtoj automjete me targa të huaja ti njoftoj se shkeljet e rregullave të komunikacionit do te kontestohen dhe të njëjtat do tu dërgohen atyre që kanë shkelur ligjin”, deklaroi Toshkovski.

Këto komente Toshkovski i bëri gjatë takimit me kryetarin e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion, Goran Angellovski, ku sot në pikën kufitare Tabanoc, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ushtruesin e detyrës drejtor të Agjencisë për Siguri në Komunikacion të Serbisë, Branko Stamatoviq, shënuan zyrtarisht fillimin e aksionit të parë të përbashkët parandalues “Vozitni të pushuar”./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close