LajmeMaqedoniTopLajm

Teuta Arifi pret në takim këshillin inicues për siguri rafik në rrugën “Industriale” në Tetovë

Kryetarja e Komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi ka pritur në takim këshillin inicues për siguri në trafik në rrugën “Industriale” në Tetovë.

Kryetarja Arifi ka premtuar zgjidhje për këtë problematikë sidhe ka premtuar se deri të Premten do të dorëzojnë në Polici kërkesën për vendosje të policëve të shtrirë.

Palët thonë se janë pajtuar që siguria e qytetarëve është prioritet i padiskutueshëm, dhe u janë dakorduar që në një afat sa më të shkurtër kohor të fillojnë me hapa konkret, duke marrë masa për të minimizuar mundësinë e paraqitjes së aksidenteve të trafikut në të ardhmen.

“Organet komunale i pranuan kërkesat e protestuesve dhe u zotuan se do i zbatojnë të njëjtat në afat sa më të shkurtë kohor. Kryetarja e komunës u zotua se deri ditën e premte do t’i dërgojnë kërkesë SPB-Tetovë për pëlqimin në lidhje me vendosjen e pengesave për zhvillimin e shpejtësisë si dhe ngritjen e vendkalimeve për këmbësorët në nivel më të lartë se asfaltin. Gjithashtu u zotuan se të premten do të japin afatin se kur do të bëhet ndarja fizike e rrugës industriale duke lënë hapësirë për kalim vetëm aty ku ka vendkalim për këmbësorët. E gjithë kjo punë do të bëhet për parandalimin e aksidenteve fatale në këtë rrugë. Këshilli Iniciues i protestës njofton se të gjithë procesin dhe zhvillimet do i ndjekë me vëmendje. Këshilli paralajmëron se në rast të moszbatimit të premtimeve do i rikthehen protestave për bllokimin e rrugës industriale deri në plotësimin e kushteve për këmbësorët dhe pjesëmarrësve në trafik”, shkruan Besian Leka, nga Këshilli Iniciues.

Nëpërmjet kumtesës, komuna gjithashtu i konfirmon dhe shpjegon në detaje aktivitetet deri ditën e premte (29.01.2021):

  • Do të dërgojë kërkesë deri tek SPB Tetovë për vendosjen e pengesave në rrugë, në 3 lokacione ku gjenden edhe vendkalimet për këmbësore, në aksin rrugor të rrugës Industriale që fillon prej te rrethrotullimi me rrugën V. Milladinov deri tek rrethrotullimi me bulevardin e Ilindenit. Menjëherë pas aprovimit të kërkesës komuna e Tetovës do të vendos pengesat rrugore në këtë rrugë me qëllim reduktimin e shpejtësisë së automjeteve në vendet e shënuara si vendkalime për këmbësorë.
  • Do të rishqyrtojë vendimin për mbylljen e derës së pasme të SHF Kirili dhe Metodi, me kërkesë dhe arsyetim të këshillit iniciativ, se mbyllja e kësaj dere do t’i detyrojë nxënësit që të qarkullojnë akoma më shumë, duke kaluar më shumë rrugë frekuente të asaj pjese të qytetit për të arritur shkollë, dhe kjo për ta nënkupton rrezik shtesë gjatë qarkullimit në komunikacion.
  • Komuna e Tetovës do të shqyrtojë edhe mundësinë për ndërtimin e ndarjes fizike mes dy drejtimeve rrugore të bulevardit lndustrial, që do të pamundësojë kalimin e rrugës nga këmbësorët në vendet që nuk janë të shënuara si vendkalime të tilla. Komuna e Tetovës deri ditën e premte do të njoftojë këshillin organizativ për formën dhe afatin kohor të realizimit të kësaj kërkese.
  • Gjithashtu përgëzuam këshillin organizativ për këtë iniciativë shumë të rëndësishme dhe domethënëse, si formë të qytetarisë aktive dhe pjesëmarrjes direkte të qytetarit në vendimmarrje, për çështje të interesit të përgjithshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close