LajmeMaqedoniTopLajm

Teuta Arifi: Kemi filluar shumë projekte në partneritet me pushtetin qendror që do të realizohen në katërvjeçarin e ardhshëm

“3 ditë për Tetovën ?

Në takimin me aktivin politik të BDI-së në Tetovë, sot të bashkuar përcollëm mesazhin e fitores së madhe të 17 Tetorit. Të trokasim në çdo derë, të thërrasim të gjithë familjarët, shokët dhe miqtë, për t’i rikujtuar edhe njëherë se pse është e rëndësishme ditën e diel, me 17 tetor të dilet dhe të votohet oferta e Bashkimit Demokratik për Integrim për Tetovën. Bëhet fjalë për të ardhmen e Tetovës tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për agjendën e gjelbër, për projekte reale dhe të arritshme përmes të cilave do ta bëjmë komunën dhe qytetin e Tetovës me infrastrukturë moderne dhe hapësira të gjelbëra.
Tani më kemi filluar shumë projekte në partneritet me pushtetin qendror, hapim bulevardin Blagoja Toska, ndërtojmë shëtitoren e lumit shkumbin, dhe në të ardhmen kemi hartuar edhe shumë projekte, që do të realizohen në 4 vjeçarin e ardhshëm.

#VeproDrejtëVotoBlertë 3️⃣✅” – shkruan kryetarja aktuale e komunës së Tetovës Teuta Arifi në profilin e saj në Facebook. /TOP24/

Related Articles

Back to top button
Close
Close